Futboll

Dy transferta vendimtare, trajneri Inzagi luan fatin e tij tek Interi

Gazeta Si – Interi hap sot javën e 26-të të Serisë A. Luan të premten ndaj Specias, sepse më 14 mars luhet ndeshja e kthimit me Porton në Portugali. Dy transferta me peshë specifike për zikaltrit. E para për kampionatin, ku duhet mbrojtur vendi i dytë dhe pastaj Championsi, ku nuk duhet humbur rasti për të qenë mes 8 më të mirëve të Europës.

Jënë dy ndeshje që kanë gati të njëjtën rëndësi, por transfertë këtë vit për Inzagin do të thotë vështirësi dhe sidomos në kampionat. Përtej disfatës në Bolonja, janë pikërisht numrat larg ‘San Siros’, që kanë krijuar diferencën e madhe me Napolin e vendit të parë.

Interi feston nje gol. Gazeta Si, 10 mars 2023

Në transfertë Interi ka marrë vetëm 17 pikë, ka pësuar 5 humbje dhe 22 gola nga 28 në total. Një problem, të cilit deri tani nuk i është gjetur zgjidhja, mes tensionit dhe paraqitjeve të dobëta që kanë kushtëzuar ecurinë dhe kanë minuar ambicjet e zikaltërve.

Tani drejtimi është vetëm një, klasifikimi peshon dhe morali po ashtu. Në këto 10 ditë, duke përfshirë edhe Juventusin në ‘San Siro’ më 19 mars, Inzagi luan fatin e tij. Me titullin në duart e Napolit, objektivi parësor është kualifikimi në Champions, sepse kalimi në çerekfinale ka vlera të mëdha në çdo aspekt.

Për ndeshjen e sotme me Specian trajneri nuk është kushtëzuar nga sfida me Porton. Vështirë të pushojë Lautaro Martinez dhe në stol me shumë mundësi do ulet Xheko. Në mbrojtje mungon Shkriniar i dëmtuar, ndërsa në portë do të jetë sërish Onana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë