Futboll

Dy tituj për Vllazninë, në Shkodër ka festë!

Futbolli i vogël dhe ai i femrave realizojnë ëndërrën e futbollit të meshkujve. Nënkampionë pak ditë më parë pas humbjes në Finalen e “Final4” për meshkuj por kampione të konfirmuara për femra dhe kampionë për të parën herë në futbollin e vogël siç njihet ndryshe “futsal”. Bajraktari (52’) dhe Doçi (72’) mjaftuan që vajzat kuqeblu të mundnin Partizanin në “Arenën e Demave”.Finalja e “Final4” për femra uli siparin e një sezoni ku Apolonia dhe Gramshi provuan të futeshin në sallonet e mëdha. Por Vllaznia dhe Partizani treguan se janë ende forcat kryesore te futbolli i femrave dhe skuadrat e tjera duhet të punojnë ende për ti arritur.

Pas titullit të 12 rradhazi, Vllaznia do të luajë “UEFA Women’s Champions League 2025-‘26” ndërsa Partizani kompeticionin më të ri, “UEFA Women’s Europa Cup”. Më herët djemtë e futbollit të sallës luajtën në “Asllan Rusi” ndaj Tiranës (kampione në fuqi) në një Finale të ngushtë dhe të ashpër që u vendos vetëm në fund (pj e 1-rë u mbyll 0-0) nga goli i Gjoklaj. Ishte titulli i 1-rë për shkodranët që shkurorëzuan 12 herë kampionët e Shqipërisë nga kryeqyteti. Pas këtij suksesi Vllaznia do të marrë pjesë në “UEFA Futsal Champions League 2025-26”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë