Bota

Dy tërmete të forta (6.9-7.1 ballë) në Japoni, alarm për cunami në brigjet jugore të vendit

Gazeta Si - Në Japoni dridhet toka. Dy tërmete të forta të regjistruara pak minuta larg njëri-tjetrit, kanë tronditur dhe ngjallur frikë në popullatë në vendin aziatik.

I pari me magnitudë 6.9 ndodhi në Japoninë jugperëndimore, duke bërë që Agjencia Kombëtare Meteorologjike (JMA) të aktivizojë një paralajmërim cunami deri në një metër në brigjet e rajonit të Paqësorit.

Në veçanti - raportojnë mediat japoneze - alarmi u shkaktua për prefekturat Ehime, Kochi, Oita (përgjatë bregut të kanalit Bungo), Miyazaki, në pjesën lindore të prefekturës së Kagoshima dhe në rajonet e Tanegashima dhe Yakushima. .

Tërmeti i fortë ndodhi në orën 16:43 me orën lokale (9:43 në Europë) në një thellësi prej 30 kilometrash nga bregu i prefekturës Miyazaki, në ishullin jugor të Kyushu, sipas JMA. Menjëherë pas kësaj, një tjetër tërmet me magnitudë 7.1 u regjistrua në ishullin jugor të Kyushu.

Kështu është deklaruar nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit tha se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim për cunami për t'u raportuar. Për momentin nuk ka asnjë lajm për dëme materiale apo persona të lënduar nga tërmeti.

Sipas transmetuesit japonez NHK, autoritetet lokale kanë këshilluar qytetarët që të qëndrojnë larg brigjeve dhe lumenjve në zonat ku është lëshuar paralajmërimi për cunami. Qeveria ka njoftuar se ka ngritur një zyrë që do të menaxhojë situatën.

Kompania "Kyushu Electric Power", tha se nuk u gjetën probleme në termocentralin bërthamor "Sendai" pas tërmetit në prefekturën Kagoshima, në prefekturën Ikata dhe në prefekturën Ehime. Megjithatë, disa rrugë të trenave me shpejtësi të lartë u pezulluan.

Nisjet dhe mbërritjet në aeroportin Miyazaki aktualisht janë pezulluar, ndërkohë që vlerësohen dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

I vendosur mbi katër pllaka kryesore tektonike përgjatë skajit perëndimor të "Unazës së Zjarrit", Japonia është një nga vendet tektonike më aktive, ku jetojnë rreth 125 milionë njerëz dhe që përjeton rreth 1.500 lëkundje sizmike në vit, afërsisht 18% e tërmeteve në botë.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë