Sociale

Dy të vdekur dhe 309 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Dy të vdekur dhe 309 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për një qytetare nga Tirana 47 vjeçe dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç, që nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin. 

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë, janë 5,554 pacientë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin.

Janë kryer 2,706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 309 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.

Statistika (11 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 309
Të shëruar në 24 orë 386
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,706

Testime totale 1,419,120
Raste pozitive 203,524
Raste të shëruara 194,838
Raste Aktive 5,554
Humbje jete 3,132

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,718
Fier 623
Gjirokastër 567
Shkodër 379
Durrës 313
Berat 225
Elbasan 242
Vlorë 182
Lezhë 121
Korçë 89
Kukës 48
Dibër 47


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë