Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë si pasojë e rënies nga lartësia.
Njëri prej tyre është 65-vjeçari me inicialet L. K.
“Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën ‘Mustafa Maçi’, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
Ndërkohë edhe një tjetër shtetas ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e banesës së tij.
“Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç”, thotë policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




