Gazeta Si – Dy të rinj, kanë tentuar të hyjnë në Muriqan me një shumë parash të pa deklaruar, të cilat i kishin fshehur në makinë, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia Kufitare e Shkodrës gjeti dhe sekuestroi 14.030 euro dhe 1130 paund, të cilët nuk i kishin deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Njëri prej të rinjve, i identifikuar si C.R, 22 vjeç banonte në Angli dhe ndërsa tjetri, S.R 19 vjeç banonte në Itali.
Ata do të procedohen në gjëndje të lirë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




