Ka ndodhur

Dy të arrestuar për ‘xhamat e errët’ në Fier, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar, ndërsa 4 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier janë pezulluar nga detyra pasi lëshonin certifikata false për errësimin e xhamave

Në kuadër të operacionit të koduar “Kolaudimi”, policia tha se ka arrestuar shtetasit:

-V. D., 29 vjeç dhe Xh. A., 32 vjeç, të dy banues në Fier, pronarë të dy bizneseve me këtë aktivitet tregtar, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

-R. S., 32 vjeç, I. N., 45 vjeç, M. M., 39 vjeç dhe D. Xh., 34 vjeç, të katërt banues në Fier.

Nga veprimet hetimore, del se shtetasit V.D., dhe Xh.A., përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave.

Ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Fier, dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë