Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin me shpejtësi.
Sipas policisë, David Simoni, 34 vjeç dhe Mikelian Toma, 32 vjeç, qarkullonin me një motor me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar.
Ata janë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, duke lëvizur me shpejtësi. Drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka vijuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar në fshatin Beltojë.
Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 të rinjve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokaine.
Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.