E ardhmja e futbollit italian, gjunjëzuar nga pandemia Koronavirus, është në fije të perit me kalendarin të gjithin për tu përcaktuar dhe Kupën e Italisë për tu luajtur. Asambleja e Lega-s të premten e kaluar ka vendosur dy data të mundshme për të rinisur, dy skenarë shumë të ndryshëm mes tyre: mund të rifillohet në fundjavën e 13-14 qershorit, ose në atë të 20-21.
Diferencat janë të mëdha dhe i takojnë sidomos Kupës së Italisë: mundësia e parë, duke nisur nga java e 27-të, parashikon të luhen rikuperimet në 17 qershor dhe përfundimin e kampionatit në 1 gusht (2 gusht afati i caktuar nga UEFA), me finalen e Kupës së Italisë në 22 korrik. Hipoteza e dytë parashikon rikthimin në 20 qershor, rikuperimet në 24 qershor, pa luajtur fare Kupën dhe Italisë e java e fundit gjithnjë në 1 gusht.
Por çfarë do të thotë anulimi i Kupës së Italisë? Sigurisht do të ishte një goditje për Napolin, e vetmja skuadër që ka fituar ndeshjen në transfertë, por mbi të gjitha do të sillte një ndryshim në listën e skuadrave që do të shkonin sezonin e ardhshëm në Europe League. Nëse do të anulohej, e shtata e klasifikuar në Serie A do të kualifikohej në Evropë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




