Në pikën kufitare të Vërmicës, policia e Kosovës në bashkëpunim me atë shqiptare, kapi një sasi prej 9 kg kokainë që po transportohej nga dy shtetas të Shqipërisë.
Mediat lokale raportojnë se mbrëmjen e të martës, rreth orës 21:45 në këtë pikë kufitare, mbërriti një automjet me targa të Shqipërisë, në të cilën ndodheshin dy shtetas shqiptarë.
Pas dyshimeve të ngritura, automjeti është zgjedhur për kontroll. Makina u dërgua në vijën e dytë të kontrollit dhe pas hapjen së sediljes së pasme, u gjetën nëntë pako me lëndë narkotike të llojit kokainë me mbishkrimin “Dior”.
Policia arrestoi menjëherë dy shqiptarët që ndodheshin në automjet. Në 18 qershor të këtij viti, u sekuestrua në Portin e Durrësit rreth 300 kg kokainë e fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë që po kalonte tranzit drejt Italisë.
Kokaina e sekuestruar në Durrës, vinte nga Amerika Latine dhe pakot, përveç logove të ndryshme (“Chicago Bulls”, “Kenzo”), kishin edhe mbishkrimin “Dior”. Pikërisht ai lënda narkotike e sekuestruar në Vërmicë të Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.