Ka ndodhur

Dy shpërthime të fuqishme me eksploziv pranë bizneseve në Shkodër, njëri në pronësi të ish kandidatit të PD për kryetar Bashkie

Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar pas mesnate në një hark kohor brenda 10 minutash në qytetin e Shkodrës.

Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 02:20, ndërsa 10 minuta më pas u dëgjua shpërthimi tjetër. Nga informacionet, lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.

Bëhet fjalë për një butik në pronësi të ish deputetit të PD dhe ish kandidatit të PD për kryetar bashkie në 6 mars, Xhemal Bushati, ndërsa tjetra pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 10 metra larg karburantit.
Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë