Futboll

Dy sezonet e Harry Kane te Bayern i Mynihut

Shënuesi më i mirë për të dytin sezon rradhazi në Bundesliga kombinuar me titullin e parë në kampion në karrierë. Harry Kane duket sikur nuk është larguar asnjëherë nga Mynihu. Ndaj më poshtë do t’ju njohim me statistikat e tij me fanellën e Bayern:

1 – Kane debutoi në Superkupën e vitit 2023 ndaj RB Leipzig të cilën “Die Roten Bullen” e fituan 3-0. Start më i vështirë se mendohej por që nga ai momen situata është përmirësuar me ritme galopante.

1 – Kane është i pari dhe i vetmi anglez që mbylli sezonin debutues si Shënuesi më i mirë në Bundesliga.

2 – Kane u bë i pari lojtar në Bundesliga që fitoi Këpucën e Artë në dy sezonet e para.

3 – 31 vjeçari është anglezi i tretë në historinë e Bayernpas Owen Hargreaves dhe Omar Richards.

5 – Ai është një nga 5 anglezët kampionë në Bundesliga, pas Hargreaves, Richards, Keegan dhe Dier.

6 – Kane u bë lojtari i 6 që fiton Këpucën e Artë si debutues në Bundesliga dhe i pari Luca Toni-t në sezonin 2007/08.

7 – Harry Kane ka shënuar në 7 tregolësha në Bundesliga.

8 – Ai shënoi 8 tregolësha në të gjithë kompeticionet për Bayern. Gjithashtu shënoi 4 gola në fitoren 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në Champions League.

8 – Kane shënoi 8 gola në Champions League 2023/24 duke qënë bashkëshënuesi më i mirë me Kylian Mbappé (atëherë te Paris Saint-Germain).

9 – Numri i fanellës së Kane.

10 – Kane u bë anglezi i parë që shënon 10 gola në një sezon të UEFA Champions League pas fitores 2-0 në Leverkusen që kualifikoi Bayern mes 16 më të mirëve në sezonin 2024/25.

15 – Numri i asistëve nga Kane në 62 ndeshjet e para në Bundesliga.

15 – Tregolëshi i Kane në parën “Klassiker” e ngjiti atë në kuotën e 15 golave në 10 ndeshjet e para në Bundesliga. Vetëm Gerd Müller bëri të njëjtën gjë në sezonin 1968/69.

19 – Kane zhbllokoi rezultatin në 19 nga 62 ndeshjet e Bayern në Bundesliga.

32.68 km/h – Nuk është i njohur për shpejtësinë e tij, por anglezi i Bayern ka shfaqur një shpejtësi befasuese në Gjermani.

36 – Numri i golave të Kane në sezonin debutues. Ai mundi Uëe Seeler dhe rekordin e vendosur në sezonin 1963/64

40 – Golat që Kane shënoi ndaj Zagrebit në ditën e parë të Champions League 2024/25 i dhanë mundësi të kalonte Wayne Rooney-n si anglezi që shënoi më shumë në kompeticion. 40 golat në përfundim të ¼ finaleve të këtij edicioni e klasifikuan në vendin e 22, përpara Ferenc Puskás.

41 – Numri i golave të Kane pas 36 ndeshjeve që e vendosën përpara Jadon Sancho-s si anglezi që shënon më shumë në Bundesliga.

44 – Përfshirja në 44 gola nga Kane në sezonin e parë në Bundesliga ishte një rekord me diferencë nga të tjerët – vetëm Leëandoëski arriti në shifra të tilla që kur asistët u përfshinë prej vitit 1992.

55 – Numri golave të Kane në 50 ndeshjet e para në Bundesligatheu rekordin e Erling Haaland (50 gola).

59 – Numri i faullave të pësuar nga Kane në Bundesliga. Si kundërpërgjigje ai ka shkaktuar vetëm 16 faulla për të cilët ka marrë 7 kartona të verdhë.

62 – Numri i ndeshjeve të Kane në dy sezone në Bundesliga, mungoi në vetëm 5 ndeshje.

68 – Mesatarja e Kane ishte gol/asist për çdo 68 minuta në Bundesliga.

74 –Kane nuk shumë kohë për golin e parë në Bundesliga, vetëm 74 minuta në debutim ndaj Ëerder Bremen.

76 – Numri i golave dhe asistëve të Kane në Gjermani.

90 – Ndeshje në të gjitha kompeticionet për Bayern, si dhe 81 gola. Kane luajti në Bundesliga, Champions League dhe Superkupë në 2023/24 por debutimin në “DFB Cup” e bëri këtë sezon kur shënoi ndaj Ulm.

100 – Në Shtator 2024, Kane u bë lojtari i 10 që plotësoi 100 ndeshje për Anglinë. Ai shënoi dy herë në “UEFA Nations League” kundër Finlandës duke arritur në kuotën e 68 golave – rekordi Tre Luanëve tani është 71 gola.

100% – Kane vendosi rekord në ekzekutimin e të gjitha penalltive në dy sezonet e para te Bayern – duke konvertuar 21 në total (14 në Bundesliga). Ai shënoi 30 të tilla rradhazi për Bayern-in, Anglinë dhe Tottenham prej “2022 World Cup”.

109.3 – Shpejtësia e gjuajtjes në km/h në një nga 3 golat e Kane në fitoren 4-0 në “Klassiker” ndaj Borussia Dortmund në javën e 10.

253 – Numri gjuajtjeve të Kane në Bundesliga – më shumë se çdo lojtar në dy sezone.

582.3 – Distanca (në kilometra) që Kane ka mbuluar për Bayern në Bundesliga.

1997 – Topa të prekur nga Kane në Bundesliga.

2027 – Kontrata që mban Kane në “Allianz Arena”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë