Ka ndodhur

Dy qen ‘Pitbull’ sulmojnë 84-vjeçarin në Durrës, i moshuari përfundon në spital

Gazeta Si - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Një i moshuar ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar nga dy qen të racës ‘Pitbull’.

Policia njofton se gjatë pasdites, në lagjen nr.13 të Durrësit, shtetasi H.B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë nga 2 qen të llojit ‘Pitbull’. Ai ka marrë plagë dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë