Ka ndodhur

Dy punëtorë rrëzohen nga lartësia në Kamëz, arrestohen inxhinierët e objektit në ndërtim

Gazeta Si – Dy punëtorë janë rrëzuar aksidentalisht nga lartësia në një objekt në ndërtim në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe dy punonjësit me iniciale B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë uniformat blu kanë arrestuar dy inxhinierët e firmës, shtetasit me iniciale B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë