Dy persona kanë rënë nga lartësia brenda pak minutash në Sarandë pasditen e sotme. Ata janë transportuar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Nga sa mësohet fillimisht është dërguar me urgjencë në spital J. Gj, 28-vjec, banues ne Lushnje. Ai ka rënë nga lartësia e pemës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në spital është dërguar me plagë edhe A. G, 40-vjec, banues në fshatin Çukë, i cili dyshohet se ka rënë nga tarraca e një objekti të cilin ishte duke e pastruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.