Bota

Dy pengje izraelite dorëzohen te Kryqi i Kuq, ende 145 të tjerë në duart e Hamas

Gazeta Si – Dy gra izraelite, të mbajtura peng në Gaza nga Hamas-i, janë dorëzuar te Kryqi i Kuq dhe i janë drejtuar territorit të Izraelit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi ushtarak i ushtrisë së Izraelit. Gjatë orëve të ardhshme, sipas tij, pritet të lirohen pengje të tjera.

Sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga qeveria izraelite, në Gaza janë ende 145 pengje. Zëdhënësi Eylon Lev ka thënë se mes tyre janë edhe 3 fëmijë dhe 10 persona të moshës mbi 75 vjeç.

Ai ka saktësuar se deri tani janë liruar nga Hamas-i 102 pengje, nga të cilët 78 janë izraelitë dhe 24 të huaj. Dy pengje ndërkohë janë gjetur të vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë