Politike

Dy PD-të/ Bardhi dhe Berisha mbledhin në të njëjtën kohë ‘grupet parlamentare’ (numrat si janë ndarë)

Paralelisht njeri nga selia e tjetri nga zyrat e Kuvendit, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë mbushur deputetët që i mbështesin. Secili në emër të grupit  parlamentar të PD-së.

Bardhi mblodhi 18 deputetë ndërsa Berisha në anën tjetër vijoi me denoncimet për zgjedhjet.

Me rifutjen e Asllan Dogjanit në Kuvend pas largimit të Belind Këlliçit i cili garoi për bashkinë e Tiranës, Berisha tha para deputetëve që e mbështesin se çështja e parë e këtij sesioni duhet të jetë “farsa elektorale”

Sali Berisha në mbledhjen e grupit

“Për grupin parlamentar të PD-së, për deputetët e opozitës, çështja e parë ose kryeçështja e këtij sesioni duhet të jetë farsa elektorale maj 2023.

Kjo farsë elektorale ishte një proces, një etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar.

Asnjë komb, historia ka faktuar se nuk zhvillohet pa liritë, të drejtat e tij themelore.

Në këtë kontekst, target ose objektiv kryesor për realizimin e këtij qëllimi është dhunimi i votës së lirë.

Ky dhunim është seria, por ky dhunim siç faktuan këto zgjedhje, njohu përmasa më të mëdha se kurrë ndonjëherë.

Në këto zgjedhje, si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira për popullin e vet”, tha Berisha.

Më tej, ai u fokusua tek rendi i ditës në Kuvend që do të jetë rritja e pagave.

Sali Berisha në mbledhjen e grupit

“…Ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik.

E kemi premtuar edhe gjatë fushatës. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur.

Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij.

Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, por kjo është plotësisht e përballueshme.

Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik.

Mendoj të përgatisim amendamentin dhe nesër kjo do jetë tema jonë kryesore në parlament”, tha ai.

Deputetët e thirrur në mbledhjen e Sali Berishës:

1.Tritan Shehu

2.Luan Baçi

3.Edi Paloka

4.Lindita Metaliaj

5.Kasëm Mahmutaj

6.Sorina Kote

7.Asllan Dogjani

8.Tomorr Alizoti

9.Albana Vokshi

10.Greta Bardeli

11.Edmond Spaho

12.Kastriot Piroli

13.Bujar Leskaj

14.Ina Zhupa

15.Sorina Koti

Deputetët e mbledhur nga Gazment Bardhi

1.Gazment Bardhi

2.Dhurata Cupi

3.Saimir Korreshi

4.Arbi Agalliu

5.Lefter Geshtenja

6.Dashnor Sula

7.Enkelejd Alibeaj

8.Orjola Pampuri

9.Selaudin Jakupllari

10.Jorida Tabaku

11.Qani Xhafa

12.Bledion Nallbati

13.Ferdinad Xhaferraj

14.Zheni Gjergji

15.Flutura Acka

16.Merita Bakiu

17.Andia Ulliri

18.Eralda Bano


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë