Gazeta Si – Një skenë e ngjashme me ato filmave aksion, është shënuar mbrëmjen e të mërkurës në Babrru pranë Tiranës, ku janë kapur dy persona, të cilët kishin vjedhur në qytete të ndryshme.
Policia tha se kishte informacione se një mjet ishte vjedhur në Elbasan dhe ishte drejtuar për në Tiranë. Pas identifikimit të mjetit, shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe përplasi një prej mjeteve, ku ndodheshin dy efektivë të cilët për pasojë mbetën të dëmtuar lehtë.
Në pranga ranë: Eneriko Zyle 50 vjeç dhe Enis Tela 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Pas verifikimeve, u zbulua se të dy ishin përgjegjës për disa vjedhje në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos gjatë periudhës shkurt-prill.
Pas ndjekjes që zgjati për rreth dy orë, në makinën e të arrestuarve, u gjet një thikë dhe lëndë narkotike kokainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.