Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e dytë të bllokimit të rrugëve kombëtare si pjesë e përshkallëzimit të aksionit politik. Të enjten aksioni i opozitës do të jetë bllokim rrugësh në 12 pika të akseve kryesore të qarqeve të Shqipërisë. Ndryshe nga protestat e herës së shkuar ku u bllokuan vetëm 5 akse dhe për një orë, opozita ka vendosur do të bllokojë qarkullimin e makinave për dy orë, nga 18:00-20:00.
Të gjithë degët e partive opozitare janë lajmëruar dhe organizuar për të qenë prezent në akset e duke i bllokuar si pjesë e radikalizmit të qëndrimeve të PD-së dhe aleatëve të saj përballë refuzimit të kërkesave të bërë për krizën politike. Qeveria tranzitore dhe shtyrje e zgjedhjeve lokale, duke synuar që njëherësh që të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme janë kushtet kryesore të opozitës.
Gazeta SI ka mësuar se ku do të jenë 12 pikat nevralgjike të akseve kryesore të rrugëve kombëtare ku do të instalohen protestuesit. Në Shkodër, për tre qytetet që përfaqëson ky qark protestuesit do të dalin në vendin e quajtur Krye-Bushati ku kalon rruga kombëtare.
Një gjë e tillë është paralajmëruar nga vetë kryetari i degës së PD-së, Xhevdet Amuli ku i bëhet thirrje të gjithë protestuesve të zonës së veriut të mblidhen pikërisht në këtë aks rrugor.
Në Lezhë bllokimi i rrugës do të bëhet si herën e shkuar, në rrethrrotullimin pranë Milotit që lidh dhe rrugën kombëtare me atë të Kosovës. Në qarkun Dibër në rrugën që lidh Peshkopinë me Bulqizën. Gjithashtu mësohet se pesë akset e rrugëve që u bllokuan të enjten shkuar do të jenë sërish edhe qendra e protestës dhe nesër.
Grumbullimi i protestuesve të qarkut të Tiranës do të jetë në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja”, ndërsa për ato të Durrësit në zonën e Plepave. Demokratët e qarkut Fier do të mblidhen në Rrethrrotullimin e Sheqit, ndërsa demokratët e Beratit do të mblidhen tek Ura e Hanit, në pjesën e rrugës së Perondisë. Opozita do të protestojë edhe tek rrethrotullimi në Çiflig, në hyrje të Korçës, si dhe në rrugën në hyrje të të superstradës Vlorë – Levan. Për Qarkun e Gjirokastrës protesta është do të bëhet te Ura Leklit në Tepelenë.
Sipas burimeve të Gazeta SI, kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende se në cilin qark do të jetë i pranishëm. Protestën e shkuar ai vendosi të ishte me protestuesit e mbledhur në rrugën e Milotit. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të ishte në zonën e rrugës së Plepave në Durrës.
Protesta e opozitës do të zgjatet dy orë ditën e nesërme.
Qarku Kukës- Në pjesën e rrugë së Kombit
Qarku Shkodër- Në zonën e quajtur Krye-Bushat
Qarku Lezhë- Në rrotullimin e rrugës së Milotit ku lidhet rruga me Kosovën
Qarku Dibër- Bllokim ne rrugën që lidhet me Bulqizën
Qarku Tiranë-Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”
Qarku Durrës- Aksin Durrës-Kavajë, në rrethrrotullimin pranë vendit të quajtur zona e Plepave
Qarku Elbasan- Në Bradashesh pranë Karburant Gega
Qarku Fier- Rrethrrotullimi i Sheqit
Qarku i Beratit- Grumbullimit tek Ura e Hanit
Qarku Korçë- Tek rrethrotullimi në Çiflig, në hyrje të Korçës
Qarku Vlorë- Rruga ne Hyrje të Superstradës Vlorë – Levan!
Qarku Gjirokastër- Ura Leklit në Tepelenë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.