Teknologji dhe Inovacion

Dy ndryshime të reja nga WhatsApp për të forcuar ruajtjen e privatësisë

Pas nismave për të mbrojtur bisedat private me një fjalëkalim, aftësinë për të redaktuar tekstin e mesazhit, apo aftësinë për të fshehur se jeni në linjë, WhatsApp ka sjellë dy veçori të reja për të përmirësuar dhe më shumë sigurinë e përdoruesve të aplikacionit.

E para ka të bëj me mundësinë për të mos lejuar telefonatat nga numra të panjohur dhe e dyta ka të bëjë me kontrollin e privatësisë gjatë përdorimit të aplikacionit.

Me ndryshimet e reja, kushdo që nuk dëshiron të marrë thirrje nga numrat e panjohur, mund ti bllokojë ato.

Për ta aktivizuar, pasi të keni hyrë në seksionin “privacy”, thjesht zgjidhni “thirrjet” dhe më pas “bllokim i thirrjeve nga numra të panjohur”. Kështu që telefonatat nuk do t’ju shqetësojnë, por do të jenë ende të dukshme në listën e telefonatave të marra.

Si të aktivizoni kontrollin e privatësisë

Risia tjetër është kontrolli i shtuar mbi privatësinë . Në thelb gjithçka që lidhet me këtë temë është mbledhur në një faqe të vetme. Duke zgjedhur “start control”,  nga seksioni “Privacy”, mund të forconi sigurinë e mesazheve, bisedave, telefonatave dhe informacioneve personale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë