Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku dy motra me origjinë shqiptare janë hedhur nga një pallat.
Motra e vogël, 31 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra ndërsa tjetra 34 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mediat italiane shkruajnë se paraprakisht dyshohet se dy motrat janë hedhur me qëllim vetëvrasjen, pasi nuk dyshohet për përfshirjen e palëve të treta.
Mediat raportojnë se frika se mund t’i hiqnin kujdestarinë e katër fëmijëve të saj, 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.
Me të ishte edhe motra e saj 34-vjeçare, shumë e afërt me viktimën. Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.
Gruaja ishte ndarë prej disa kohësh nga i shoqi, dhe prej kohësh ishte viktimë e abuzimit. Burri u dënua gjithashtu me 4 muaj, por u shpall i pafajshëm për një akuzë të dytë.
Në orët në vijim do të dëgjohen edhe dëshmitarët që kanë parë skenën mëngjesin e sotëm dhe kanë tentuar të pengojnë motrat në kryerjen e aktit.
Gjithashtu, edhe fëmijët e njërës prej dy grave ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes.
Policia po vijon hetimet për ndonjë mesazh të lënë përpara gjestit apo shkaqet e tjera që mund t’i kenë çuar motrat në marrjen e aktit ekstrem.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.