Ka ndodhur

Dy milionë euro pasuri, i sekuestrohen vilat dhe tokat në Palasë e Sauk 34-vjeçarit

Gazeta Si – Një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro, është sekuestruar nga Policia në Tiranë, e cila dyshohet se vinte nga veprimtari kriminale.

Pasuritë, e luajtshme dhe të paluajtshme, janë në ngarkim të një 34-vjeçari, i cili përdorte tre emra, Stivens Alku, Geralf ose Serxho Kadriu.

Ky shtetas është ndaluar më parë nga autoritetet e policisë në Gjermani dhe Holandë, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrim parash”.

Pasuritë e sekuestruara janë një ndërtesë (vilë), së bashku me një sipërfaqe trualli, në Palasë, Vlorë; një ndërtesë (vilë) në Sauk; një apartament në Rrugën e Elbasanit; dy sipërfaqe toke në Sauk; 4 automjete dhe 20% të aksioneve të një biznesi privat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë