Drejtësia

Dy mijë euro ryshfet, GJKKO dënon me 2 vite burg ish-punonjësin e policisë

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me burg dy punonjës policie të akuzuar për korrupsion.

Levzat Veselaj u dënua me dy vite burg, ndërsa Enver Rada me tetë muaj burgim.

Sipas informacioneve, Levzat Veselaj akuzohet se ka marrë dy mijë euro ryshfet nga një person në mënyrë që ta lejonte atë të ndërtonte pa leje në zonën e Kombinatit.

Mësohet se 47-vjeçari, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë Kriminale pranë këtij Komisariati, u ndalua pas kallëzimit të një punonjëseje të Bashkisë së Tiranës, e cila kishte konstatuar ndërtimin.

Pas hetimeve, punonjësi i policisë Veselaj gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme.

Ai ka premtuar mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje dhe këtë e bënte edhe kundrejt pagesës.

Gjithashtu gjykata i ka hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjetësh.

Për Enver Radën, personin që ofroi ryshfetin, ka vënë në provë të pandehurin për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë