Politike

Dy mesazhet e Escobar: Luftojmë korrupsionin, por duhet të na ndihmojnë institucionet shqiptare, Bashën e pres në SHBA

Pas një takimi një orësh në zyrën e Lulzim Bashës, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha dy mesazhe shkurt për mediat; se korrupsionin duhet ta luftojnë institucionet shqiptare dhe se e pret Lulzim Bashën në SHBA.

  “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimi ne tyre ndaj NATO-s, integrimin europian dhe luftës ndaj korrupsioni. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet. Por për ta kthyer këtë në realitet do të kërkojë dhe nënkuptoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare.

 Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington”, tha Escobar për mediat.

Pasi përcolli Escobar, Lulzim Basha tha për mediat se gjatë takimit u diskutua edhe për shpalljen ‘non grata’ të Berishës.

“Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata” ishin pjesë e diskutimit.

Ndërsa sa i takon çështjeve që i takojnë vendimeve të DASH jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërdrejtë nga zoti Eskobar qëndrimet e DASH”.

A ka planifikuar ai një udhëtim për një Uashington?

“Është një ftesë e përsëritur, e mirëpres me kënaqësi e padiskutim po planifikoj një vizitë në Uashington që të shtyjmë para objektivat jo thjesht të PD por atë që është sot axhenda e çdo familje shqiptare”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë