Gazeta Si – Katër gara, katër ‘pole position’ për kampionin Maks Vershtapen, që në Suzuka konfirmohet i pathyeshëm në kualifikuese. Holandezi e përmbushi ‘misionin’ e tij me kohën 1 minutë, 28 sekonda e 197 të mijëtat.
Rreshti i parë në nisje të garës do të jetë i gjithi Red Bull, pasi në vend të dytë doli Serxho Perez, 66 të mijëtat prapa shokut të skuadrës.
Rreshti i dytë hapet me Lando Norris, me MekLaren (+0.292). Në krah të tij Karlos Sainz me Ferrari, 485 të mijëtat larg Vershtapen. Në rreshtin e tretë do të zënë vend Fernando Alonso me Aston Martin dhe Osar Piastri që sot festoon 23-vjetorin, me makinën tjetër MekLaren.
Nuk shkoi më shumë se vendi i tetë Sharl Leklerk, duke zhgënjyer totalisht. Francezi do të jetë në krah të shokut të ardhshëm të skuadrës te Ferrari, Ljuis Hemilton. Mbyllin 10-shen më të mirë në nisje ta garës së Japonisë Xhorxh Rasëll dhe Juki Tsunoda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.