Gazeta Si – Një super Leklerk ka fituar ‘pole position’ e Çmimit të Madh të Meksikës, gara e 19-të e Botërorit të Formulës 1. Me kohën 1:17.166 piloti francez hap rreshtin e parë, i gjithi Ferrari, duke lënë pas me vetëm 67 të mijëtat shokun e skuadrës Karlos Sainz.

Pas tyre, në rresht të dytë, vijnë Red Bull-i i Maks Vershtapen dhe Alpha Tauri i Riçiardos. I bujshëm përjashtimi që në kualifikueset e para i Lando Norris, me probleme trafiku dhe shumë mangësi, që e bëjnë të niset nga rreshti i fundit, nga vendi i 19-të. Pas tij është vetëm MekLareni i Sargeant.
Ferrari që nuk pritej në Mekikë, i aftë për të zënë dy vendet e para në nisje. Sharl Leklerk rrëmbeu skenën, duke thyer çdo parashikim. Francezi i befasoi të gjithë, kurse Sainz vetëm për 67 të mijëtat nuk mundi ta vendoste makinën e tij para asaj të kolegut.
Ferrari ka lënë pas me 97 të mijëtat Maks Vershtapen, që niset nga vendi i tretë, para Daniel Riçiardo. Në rreshtin e tretë do të jenë Perez dhe Hemilton, të ndjekur nga Piastri, Rasëll, Botas dhe Zhou.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.