Gazeta Si – Një tërmet i shkallës 4.1 ballë i shkallë Rihter ka goditur këtë të premte kryeqytetin shqiptar. Ndërsa goditja e parë është shoqëruar edhe me të tjera pasgoditje duke shkaktuar panik tek banorët.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Fushë-Krujës, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë dhe në kryeqytet. Dy paslëkundje janë regjistruar brenda disa minutave pas goditjes së parë.
Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.