Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në banesën e Rrahman Rrajës dy ditë më parë për të gjetur personat e shpallur në kërkim pas dhunës së ushtruar ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja për guroren në Borizanë që menaxhohej nga të afërm të ish-deputetit Rraja.
Mediat njoftojnë se referuar burimeve të Policisë nuk është gjetur asgjë ilegale dhe as personat që kërkon policia.
Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate. Personat e shpallur në kërkim janë djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja.
Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Ka dyshime se ata mund të kenë ikur jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




