Nuk kanë fund çështjet dhe debatet në Olimpiadën e Parisit. Së fundmi ka qenë përballja e boksit për femra mes algjerianes Imane Khelif dhe italianes Angela Carini. Një ndër ndeshjet e shumëpritura, por që përfundoi për 45 sekonda. Kanë mjaftuar vetëm dy grushta nga boksierja Imane Khelif për ta bërë atë të vendosë të largohet nga ringu. Një tërheqje që u pasua me një zhurmë dhe debate të ashpra. Gjithçka lidhet me atleten hiperandrogjene algjeriane, që është e drejtë të sqarohet dhe nënvizohet se ky nuk është një person transgjinor, por një person interseks.
Imane Khelif ka lindur një grua me një prodhim të tepruar të hormoneve mashkullore dhe nuk është në një gjendje tranzicioni seksual. Nivelet e këtyre hormoneve u gjykuan nga Komiteti Olimpik ndërkombëtarë CIO se ishin brenda kufijve të lejuar për të konkurruar me gratë.
Prandaj, boksierja e lindur në vitin 1999 dhe bashkë me tajvanezen Lin Yu-Ting, garojnë rregullisht në Lojërat Olimpike (edhe nëse të dy u përjashtuan nga kampionati botëror i boksit për shkak të nivelit shumë të lartë të testosteronit). E njëjta situatë preku edhe atleten e vitit 2009 Caster Semenya, e cila u bë një rast debati të ashpër në botën e atletikës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.