Keshilla

Dy gota verë janë të mjaftueshme për të arritur kufirin ditor të sheqerit

Analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit.

Hulumtimet nga Alcohol Health Alliance zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 g sheqer.

Një laborator analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

NHS rekomandon që të rriturit të konsumojnë një maksimum prej 30 gr “sheqerna” në ditë, që përfshin sheqerin në lëngjet e frutave dhe smoothies, ose sheqerin e shtuar në ushqim ose pije.

Analiza tregon se është e mundur të arrihet kufiri ditor i sheqerit për një të rritur duke pirë dy gota të mesme me verë.

Gjithashtu zbuloi se verërat me të lehta ishin ndër ato që përmbajnë më shumë sheqer, që do të thotë se ato nuk ishin domosdoshmërisht një zgjedhje e shëndetshme, pavarësisht përmbajtjes së tyre më të ulët të alkoolit.

Një sondazh me më shumë se 12,000 njerëz vitin e kaluar zbuloi se 61% dëshironin informacion mbi kaloritë në etiketat e verërave dhe më shumë se 50% e të anketuarve dëshironin sasinë e sheqerit të listuar.

Për këtë, shumë njerëz kanë kërkuar në vende të ndryshme që kompanitë e verërave të tregojnë sasinë e sheqerit. Aktivistët po bëjnë thirrje për ndryshim, për të informuar më mirë konsumatorët e verës se sa kalori dhe sa sheqer po konsumojnë pasi në përgjithësi shishet nuk e kanë të shkruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë