Futboll

Dy gola për kopertinë, Myrto Uzuni gjenial në Spanjë

Gazeta Si – Myrto Uzuni po kalon një formë shumë të mirë sportive. Sulmuesi beratas ka realizuar sot dy gola spektakolarë në fitoren 5-0 të Granadës ndaj Gijonit në kampionat. Dy gola të rrallë për nga mënyra e realizimit.

Uzuni shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të parin personal me një veprim akrobatik, një gjysmëroveshiatë pas një krosi nga e djathta. Në fillim të pjesës së dytë ai shënoi me kokë, falë një koordinimi perfekt.

Më pas trajneri i Granadës deshi të kursejë futbollistin e Kombëtares shqiptare dhe e zëvendësoi. Uzuni ka shënuar 9 gola për Granadën në këtë kampionat, duke qenë protagonist absolut i saj. Kjo skuadër mban vendin e 5-të aktualisht, me 17 pikë, 3 pikë larg kreut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë