I përballur me shpërthimin e koronavirusit që deri më tani ka vrarë 700 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 31,000 persona në botë, presidenti kinez Xi Jinping ka mobilizuar gjithë makinerinë shtetërore.
Kina ka vënë në karantinë qytete të tëra, ka ngritur spitale në kohë rekord brenda pak ditëve, dhe ka vendosur mjekët ushtarakë dhe anëtarët e Partisë Komuniste në vijë të parë, një përpjekje masive që zoti Xi e krahason me një fushatë ushtarake.
Kjo përpjekje është kuptuar si luftë kundër koronavirusit, dhe gjithashtu fitore e një beteje në një front të dytë – kundër zinxhirëve më intensive të tërbimit publik që kur ai mori pushtetin në 2012.

Z. Xi shpalli publikisht një “luftë të popullit” kundër virusit këtë javë, duke premtuar ndëshkim për këdo që nuk i bindet urdhrave të qeverisë. Ai i bëri jehonë mesazhit në një telefonatë të premten me presidentin Trump, duke thënë se ai ishte i sigurt për fitoren.
Udhëheqësi kinez gjithashtu përballet me zemërimin dhe zhgënjimin ndaj reagimit të qeverisë, emocione që shpërthyen të premten me vdekjen nga koronavirusi i Li Wenliang, mjekut të ri i ndëshkuar për përpjekjen e tij duke shpërndarë i pari alarmin në lidhje me virusin.
Në provincën e Hubejit, qendra e shpërthimit të virusit, spitalet janë mbingarkuar, furnizimet mjekësore dhe ushqimore janë varfëruar, dhe rreth 60 milion njerëz mbahen nën karantinën më të madhe në histori. Virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor në qytetin industrial të Wuhan, kryeqyteti i Hubei.

Ndërsa pjesa më e madhe e zemërimit të kombit i drejtohet autoriteteve lokale, që fajësohen për përpjekjen për të mbuluar shpërthimin duke censuruar çdo informacion siç ka ndodhur 7 vitet e fundit.
“Kjo nuk është vetëm një krizë publike shëndetësore. Duket se presidenti kinez po impenjohet në një krizë të brendshme politike, “tha Xiao Qiang, një studiues që studion internetin kinez në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Zyra e informacionit qeveritar në Kinë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Z. Xi ishte tashmë nën shigjetim prej përfaqësuesëve të elitave politike dhe të biznesit të për ngadalësimin ekonomik të vendit, luftës tregtare me SHBA-të dhe protestave pro-demokracisë së Hong Kongut. Presidenti ka fajësuar kryesisht forcat e huaja armiqësore, duke kërkuar të ketë mbështetjen e publikut.

Epidemia e koronavirusit është e ndryshme. Shumë kinezë ndjehen të kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejt, duke nxitur një krizë që godet thelbin e pretendimeve të udhëheqjes së fortë të z. Xi, si dhe sistemin autoritar që ai e shet si një model për botën.
Punonjësit e qeverisë po punojnë për të shtypur frymën kundërshtuese. Një fund i shpejtë i shpërthimit do të kufizonte rezultatin politik. Por përhapja e vazhdueshme e koronavirusit kërcënon planet e zotit Xi për të sunduar pafundësisht dhe mund të sjellë përballjen e Partisëë Komuniste me një humbje serioze të mbështetjes publike.
“Miti që e rrethon është shpartalluar,” tha Xu Zhangrun, një profesor në Universitetin Tsinghua të Pekinit në një intervistë të Premten.
Termi “luftë e njerëzve” u përdor për të parën herë nga Kryetari Mao Zedong për të përshkruar një strategji ushtarake që të mobilizonte gjithë popullatën. Z. Xi, i cili konisderohet si dhëheqësi më i fortë i Kinës që nga Mao, ka ringjallur pjesën më të madhe të figurave dhe fjalorit nga ajo epokë.

Deri më tani, toni i tij luftarak duket se ka bërë pak për të lehtësuar ankthin e shumë kinezëve, disa prej të cilëve e lidhin gjithnjë e më shumë shpërthimin me përpjekjet e qeverisë së tij për të mbështetur liritë relative të marra në konsideratë pas vdekjes së Maos në 1976.
Ditët e fundit, shumë syresh në Wuhan kanë pyetur pse Z. Xi nuk ka ardhur të shohë vetë krizën shëndetësore. Kryeministri Li Keqiang, numri dy në hierarkinë e Partisë, u emërua të kryesojë grupin antikrizë. Ai vizitoi Ëuhan në 27 janar, duke shetitur spitalet me maskë dhe veshje mbrojtëse.
Të nesërmen, televizioni shtetëror transmetoi pamjet e z. Xi nga Pekini duke thënë se ai po drejtonte personalisht përpjekjen kinezem kundër virusit, në një takim me kreun e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Atëherë, për gati një javë, Z. Xi nuk u diskutua më në medie. Në mungesë të tij, shpërqendrimi dhe zemërimi publik u rritën.
Në platformat e medieve sociale në Kinë, censuruesit u përpoqën të fshehin një varg komentesh të cilat u intensifikuan pas vdekjes së Dr. Li, i cili u bë një hero popullor pas thirrjeve të tij në internet për lirinë e fjalës.
“Ata kanë manipuluar opinionin publik për dekada,” do të shkruante doktori në një postim në platformën e medieve sociale Weibo, i cili do të fshihej më vonë. “Ata na mbyllën gojën, por a mund të na verbojnë zemrat? Kush janë ata që po mashtrojnë? “
Në mediet sociale qarkulloi një foto e doktor Li, i cili bartte veshur një maskë dhe citonte: “Pas të sotshmes, ju mund të mos jeni në gjendje ta thërrisni këtë emër”.
Administrata Cyberspace e Kinës, e cila rregullon internetin e vendit, ndërhyri për të mos e bërë të madhe vdekjen e Dr. Li, duke porositur faqet e lajmeve të botojnë vetëm informacione nga kanalet zyrtare, thanë gazetarët kinezë. Të Premten, administrata urdhëroi kontrolle më të rrepta për të parandaluar njerëzit që të përdorin vdekjen e mjekut për të “sulmuar sistemin, partinë dhe qeverinë”, thanë gazetarët.
Xu Zhiyong, një ish-pedagog në Universitetin e “Postës dhe Telekomunikacionit” në Pekin, postoi një ese në internet ku thuhej: “Mjekësia nuk do të shpëtojë Kinën: Demokracia do të shpëtojë Kinën.” Ai është një aktivist i shquar i të drejtave kineze të njeriut, megjithatë ai rrallë flet kaq hapur . Z. Xu nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Shumë kinezë e kanë kudnërshtuar stilin e lidershipit të Z. Xi duke argumentuar se Kina ka nevojë për një qeveri të fortë, të centralizuar për të luftuar korrupsionin dhe të largohet nga një ngadalësim i tejzgjatur i ekonomisë.
Të tjerë, megjithatë, thanë se vdekja e Dr. Li pasqyronte thellimin e mosmarrëveshjes ku z. Xi Lufton për besnikërinë ndaj ideologjisë dhe doktori mbi iniciativën dhe debatin e hapur. Në këtë pikëpamje, rregulli autoritar i Z. Xi i bën zyrtarët e nivelit të ulët të shtypin një lajm të keq, për të cilin shumë njerëz po fajësohen për përhapjen e koronavirusit.
Në një përgjigje të shpejtë të papritur ndaj thirrjeve publike, Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes, një agjenci qeveritare antikorrupsion, tha të premten se do të dërgojë një ekip në Wuhan për të hetuar vdekjen e Dr. Li. Z. Xi personalisht u pajtua me vendimin, sipas një personi të njohur me çështjen.
Disa syresh në Kinë dyshojnë se mungesa e Z. Xi është pjesë e një përpjekjeje për të kërkuar kredite për sukses kundër shpërthimit për dështimin.
“Nga koronavirusi në Hong Kong deri në luftën tregtare SHBA-Kinë, Xi përdor persona me autoritet për të menaxhuar këto çështje, duke e lejuar atë të fajësojë të tjerët kur këto probleme rriten dhe shumëfishohen”, tha Jude Blanchette, një ekspert për politikën kineze në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington.
Kur kryetari i komunës së Ëuhan, Zhou Xianëang, u përpoq të ngrerë gishtin mbi Pekinin javën e kaluar, duke thënë në televizionin shtetëror se ai ishte i kufizuar të tregonte plotësisht kërcënimin që paraqet koronavirusi. Z. Xi prej atëherë do të dërgonte në qytet një njeri të besueshëm politik n për të ndihmuar në udhëheqjen e përpjekjeve për kontrollin e virusit.
Në Wuhan, po u thotë policisë lokale, komunitetit të punonjësve, stafeve mjekësore dhe gjithë të tjerëve të përfshirë në procesin e shpëtiomit nga koronavirusi, që të luftojnë se do të shpërblehen.
Performanca të tilla pasqyrojnë “nevojat strategjike” të shtetit në një kohë lufte “për kontrollin e epidemisë,” citon një artikull i një gazete në pronësi të Ministrisë së Burimeve Njerëzore të Sigurimit Social.
Që nga vendosja e Ëuhan dhe dy qyteteve të tjera nën karantinë më 23 Janar, Z. Xi ka dërguar rreth 1.400 mjekë ushtarakë në Ëuhan. Ai gjithashtu urdhëroi forcat e armatosura të ndihmojnë në shpërndarjen e furnizimeve mjekësore, dhe urdhëroi spitalet ushtarake dhe institutet kërkimore të ndihmojnë.
Sipas disa njerëzve të informuar për udhëzimet e Z. Xi, ai e sheh përfshirjen e ushtrisë dhe përqasjen e përgjithshme të fushës së betejës, si siguruese për qytetarët nervozë, disa prej të cilëve janë bllokuar në apartamentet e tyre nën karantinë për dy javë.
Karantina mbërriti si befasi. Më 19 Janar, teksa autoritetet lokale në Wuhan festonin Vitin e Ri Lunar, Komisioni Kinez Kombëtar i Shëndetit, një agjenci në nivel kabineti, dërgoi një ekip ekspertësh mjekësorë në qytet, e shqetësuar nga përhapja e infeksioneve.
Grupi mjekësor, i udhëhequr nga një veteran që luftoi epideminë SARS 17 vjet më parë, arriti në përfundimin se shpërthimi ishte më i rëndë sesa kishin pranuar publikisht autoritetet lokale.
Sipas një zyrtari të njohur me çështjen, grupi, në rekomandimin e tij për udhëheqjen e lartë kineze, sugjeroi që autoritetet të bllokonin qytetin.
“Por ne të gjithë menduam se ishte Plani B,” tha zyrtari. “Asnjë prej qyteteve nuk ishte mbyllur as gjatë SARS. Kostot ekonomike do të ishin shumë të mëdha. ”Vendimi për të vënë në karantinë Ëuhan, i urdhëruar nga Z. Xi, ishte e papritur, tha ai.
Shumë ekspertë të huaj të shëndetit thanë që karantina të tilla të gjera janë rrallë efektive dhe përkundrazi shkaktojnë vuajtje të panevojshme mes atyre që nuk infektohen.
Zemërimi, zhgënjimi dhe frika janë përhapur në mesin e shumë kinezëve të bllokuar në qytete nën karantinë, duke shpërthyer në pakënaqësi.
Gjatë vizitës së Z. Li, ai pyeti një turmë të mbledhur nëse po mësohej me izolimin, sipas një videoje që u bë virale në mediet sociale të Kinës.
“A nuk duhet të mësohemi?”, Tha një person me një ton jashtëzakonisht të dobët ndaj liderit të dytë më të lartë të Kinës.
Që atëherë, Pekini ka udhëzuar anëtarët lokalë të Partisë Komuniste që të sigurojnë njerëzit dhe të ndalen pranë shtëpive të njerëzve të infektuar. Një paralizë e transportit të qytetit e ka bërë rendin të vështirë për t’u ndjekur.

“Sigurisht si anëtar i partisë, unë do të doja të shkoja përpara, por pyetja është: Si?”, Tha një zyrtar vendor i taksave.
Burokratët kinezë po garojnë për të ndërtuar atë që ata e quajnë një “mekanizëm të kohës së luftës”, masa të tilla si mbajtja e tavanit mbi çmimin e furnizimeve mjekësore dhe mjeteve të tjera thelbësore në luftën kundër koronavirusit.
Ata që janë në front të luftës, punonjësit e mjekësisë në Ëuhan thonë se ata nuk kanë furnizime mjekësore. Një mjek në një spital tha që institucioni nuk kishte marrë asnjë pajisje mjekësore nga qeveria. Spitali po mbështetej tërësisht në dhurime.
Doktori ishte kritik ndaj urdhrave që njerëzit të izolohen në shtëpi. “Edhe në një spital të madh si i yni, ne ende nuk kemi furnizime,” tha ai. “Si mund ta bëjnë njerëz të thjeshtë nën karantinë në shtëpi?/WSJ/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




