Nga Gazeta ‘Si’– Pas mbylljes së orarit zyrtar në orën 19:00 të procesit zgjedhor në Shqipëri, ashtu siç priteshin dolën dhe rezultatet e ExitPoll-eve të para të cilat parashikojnë edhe fituesit e zgjedhjeve.
“Albanian Post” ishte i pari medium i cili publikoi rezultatet e ExitPoll-it të realizuar ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme me 51.8 përqind të votave, përkthyer në 79 mandate, ndjekur nga Aleanca për Shqipërinë madhështore me 38 përqind ose 54 mandate , duke vënë në dukje qartazi diferencën mes tyre.

Ndërkohe “SyriTv” ka publikuar Exitpoll-in e realizuar me 5383 votues ku Aleanca për Shqipërinë madhështore kryeson me 53.15 për qind të votave ose 72 deputetë ndjekur nga Partia Socialiste me 45.12 për qind të votave ose 64 deputetë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




