Dy persona janë ekstraduar nga Italia, pasi ishin shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe për mashtrim. Sipas policisë, është ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë, Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë ka vrarë duke goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A., dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.
Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt Shqipërisë i shtetasit Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




