Kombetarja

Dy duelet në “Egnatia Arena”, publikohet lista e Shqipërisë U17

Kombëtarja shqiptare U17 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Azerbajxhanit. Në datat 17 dhe 19 qershor, në stadiumin “Egnatia Arena”, ora 18:00.

Në këto dy takime, skuadra kombëtarja U17 do të drejtohet nga trajneri i Shqipërisë U19, Julian Ahmataj, i cili ka bërë publike edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të thirrur për dy miqësoret me Azerbajxhanin.

Dhjetë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet e huaja. Me ekipe si Ternana, Olympiacos, Genoa, Torino, Reggiana, Juventus, Inter dhe Sasso Marconi.

Shqipëria U17 do të nisë grumbullimin të premten në Durrës, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore.

Sfida që do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar. Gjithashtu edhe për t’u përgatitur sa më mirë për raundin e parë kualifikues për Kampionatin Europian U17 “Shqipëri 2025”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë