Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka shpallur ditë zie datat 2 dhe 3 korrik, pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Në këto dy data, të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
Në orën 13:00, datë 3.7.2024, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
Kadare vdiq mëngjesin e 1 korrikut në ambientet e QSUT, pas një ataku kardiak. Vdekja e shkrimtarit u pasqyrua në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.