Politike

PS ‘rifreskon’ strukturat, më 21 mars mblidhet Asambleja! 

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë, ku mori pjesë edhe kryesocialisti Edi Rama.

Në mbledhje është diskutuar për procesin zgjedhor brenda në PS, ndërsa më datë 21 mars do të zhvillohet edhe mbledhja e Asamblesë.

Deputeti Blendi Klosi theksoi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se do të fillojnë procesin zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të partisë. Duke folur për gazetarët, ai theksoi se rivlerësimi në anëtarësi do të bëhet më 12 qershor, në 35-vjetorin e partisë. 

“Do të fillojmë me një proces zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të PS, dhe kjo do të fillojë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave, që tashmë është bërë çdo dy vite në PS dhe është proces i riforcimit të të gjithë strukturës së PS. Proces që do të përfshijë të gjithë forumet dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Brenda datës 21 do të kemi diskutime në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të PS, që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe anëtarësimeve të reja të PS. Në 12 qershor, bëhet 35 vjetori i PS dhe i gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim”, tha ai.

Ai theksoi se do t’i përgjigjen edhe besimit të marrë nga diaspora, me vendimmarrjet që do të bëhen duke krijuar strukturat e tyre jashtë vendit.

“Do të ketë vendimmarrje edhe sa i përket shtrirjes së strukturave lokale të PS, edhe në degët tona në diasporë, kryesisht në vendet ku kishin numrat më të mëdha të votave. Kësaj vote në diasporë do t’i përgjigjemi me një organizim strukturor, krijimit të strukturave tona”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë