Kombetarja

Dy dilema për formacionin anti-Izrael, Reja vendos në minutat e fundit

Gazeta Si – Shqipëria luan sot në Izrael ndeshjen e tretë në grup në Ligën e Kombeve. Një edicion që nuk nisi mirë ky për kuqezinjtë, me vetëm 1 pikë pas dy ndeshjesh. Kjo situatë e bën fitoren detyrim për ta në këtë transfertë të vështirë.

Trajneri Edi Reja thuajse e bërë formacionin për ndeshjen që nis në orën 20:45 në Tel Aviv, me përjashtim të dy pozicioneve, ku ka dilema dhe do të vendosë në minutat e fundit. Porta pritet t’i besohet Etrit Berishës.

Kuqezinjte ne stervitje. Gazeta Si, 24 shtator 2022

Në mbrojtje, ku mungojnë Kumbulla dhe Gjimshiti, do të aktivizohen Balliu në të djathtë, Ismajli dhe Veseli në qendër, ndërsa Hysaj kalon në të majtë.

Në treshen e mesfushës do të luajnë Gjasula dhe Abrashi dhe njëri mes Laçit dhe Asllanit. Kjo është dilema e parë e trajnerit italian. Laçi është një lojtar që mbron më shumë dhe Reja kërkon të ketë siguri në prapavijë, por edhe lojtari 20-vjeçar i Interit bën mjaft mirë në të dyja fazat e lojës.

Bajrami do të pozicionet pas dy sulmuesve, njëri nga të cilët është Armando Broja. Tjetri do të vendoset mes Cikalleshit dhe Uzunit. Beratasi do të kombinonte më mirë me Brojën, por ai ka pasur probleme fizike gjatë javës, duke mbajtur ‘peng’ formacionin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Berisha
Balliu Ismajli Veseli Hysaj
Asllani (Laci) Gjasula Abrashi
Bajrami
Broja Cikalleshi (Uzuni)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë