Nga Gazeta Si – Egnatia në Slloveni përballë Olimpija Ljubljana dhe Dinamo City në Kroaci ndaj Hajduk Split janë dy sfidat derbi që do të përcaktojnë fatin e skuadrave nga Kategoria Superiore në Conference League.
Vendasit në Ljubljanë e nisën rrugën evropiane nga Champions League ku u eleminuan nga Kairat me shifrat e përgjithshme 3-1. Në Conference League u përballën me modestët e Inter Club nga Andorra.
Pas fitores 4-2 në shtëpi, ju mjaftoi barazimi 1-1 në transfertë për tu kualifikuar në raundin e 3. Të njëjtin udhëtim kreu dhe Egnatia që pas eleminimit 5-1 nga Breidablik në Champions League, kaloi të parin tur evropian ndaj Dinamo Minsk 3-0 (pas dy fitoreve).
Më e shkurtër por më e vështirë ka qënë rruga e Hajduk Split ndaj Zira-s për eleminimin e të cilës kërkoi kohën shtesë në ndeshjen e dytë (3-2 rezultat i përgjithshëm).
Edhe Dinamo City (që e nisi rrugën nga turi i dytë kualifikues) u kualifikua me të njëjtat shifra, por në kohë të rregullt ndaj Atletic Escaldes.
Në fushë zbresin edhe dardanët e Ballkanit që drejtohen nga Orges Shehi. Në “Fadil Vokrri” ata presin irlandezët e Shamrock Rovers.
Vendasit që kanë luajtur dy herë në fazën e grupeve (nën drejtimin e Ilir Dajës) e nisën ndaj Floriana-s të cilën e kaluan në shifrat e përgjithshme 5-3 (decizive fitorja 4-2 në shtëpi).
Ndërsa miqtë (klubi më i suksesshëm irlandez) erdhën pas eleminimit që i shkaktuan St Joseph’s (4-0 pas 180 minutave dhe fitores në fitores në transfertë). Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



