Dy dekada pasi euro u lëshua dhe u shpërnda në çdo shtëpi europiane në Europë, miliarda euro cash në monedhat e tyre kombëtare u harruan nëpër shtëpi.
Totali që mund të blihet ende në bankat qendrore të kontinentit është i barabartë me rreth 8.5 miliardë euro sipas llogaritjeve nga Bloomberg. Se sa do të shkëmbehet në të vërtetë është e paqartë, siç janë arsyet pse nuk janë këmbyer deri tani.
Një shpjegim potencial është se ato janë kursime “të harruara poshtë jastëkut” shumë kohë më parë. Dihet se pjesa më e madhe e tyre është në Gjermani, ku përdorimi i parasë cash është shumë i përhapur dhe Banka Qendrore atje tha se do të vazhdojë t’i këmbejë për një periudhë të palimituar.
Miliarda monedha para euro nuk janë këmbyer ende.
Vendet e tjera nuk janë aq të durueshme: Franca, Spanja dhe Italia kanë ndaluar shkëmbimet e parave të vjetra. Portugalia ka ndaluar konvertimin e monedhave eskudo dhe do t’i japë fund opsionit për të ndryshuar paratë e letrës në shkurt.
Cash-i euro u prezantua për herë të parë më 1 janar 2002, tre vite pas konceptimit të monedhës së përbashkët. Fillimisht u përdor në 12 nga vendet anëtare aktuale të eurozonës, me Qipron, Estoninë dhe të tjerët që e miratuan atë disa vite më vonë.
Banka Qendrore Europiane tani po ecën përpara me planet për të krijuar kartëmonedha të reja. Ato janë vendosur të ridizajnohen deri në vitin 2024 dhe institucioni mund të nisë një euro digjitale brenda kësaj dekade.
Burimi:Bloommberg/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



