Gazeta Si – Java e 11-të e Superiores nisi sot me dy ndeshje të saj, Erzeni-Kastrioti dhe Bylis-Teuta. Nuk pati asnjë fitues në këto dy ndeshje, ku katër skuadrat ndanë nga një pikë.
Erzeni nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kastriotit në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Greca kaloi krutanët në avantazh, ndërsa për shijakasit barazoi braziliani Nonato. Eezeni ruan vendin e tretë në renditje me këtë rezultat.
Në Ballsh nuk pati asnjë gol mes Bylisit dhe Teutës, rezultat që ka lënë të pakënaqur të dyja skuadrat. Ballshiotët kanë disa javë pa fitore, ashtu si dhe durrsakët, që mbajnë vendin e fundit.
Superiorja vazhdon të enjten me ndeshjet Tirana-Egnatia, Kukësi-Vllaznia dhe Laçi-Partizani. Të kuqtë kryesojnë tabelën me 1 pikë avantazh ndaj Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje