Bota

Dy anët e medaljes / Në Kabul gratë ftohen në qeveri, Tolo News sfidon me një grua në ekran, në provinca po martohen me detyrim

Talebanët duan t’i shfaqen botës me fytyrën e tyre më të hapur ditën e dytë të regjimit të ri në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit.

Në një intervistë televizive, një përfaqësues i grupit foli për amnisti për të gjithë ish -zyrtarët qeveritarë, duke i ftuar ata të ktheheshin në punë në mënyrë që të mos bllokonin punën e shtetit.

Edhe gratë, sipas tij, nuk do të trajtohen si “viktima”, por përkundrazi i ftoi ato t’i bashkohen qeverisë së re.

Ndërkohë, evakuimet nga aeroporti i Kabulit kanë rifilluar.

“Abuzime dhe martesa me detyrim”

Por ndryshe nga sa po thuhet në publik në provincat përreth Kabulit janë raportuar  “abuzime dhe martesa të detyruara”

E përditshmja franceze Le Figaro raporton rrëmbime dhe shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

“Në Ghazni, Kandahar dhe provinca të tjera afgane, talebanët arrestuan dhe ekzekutuan ushtarë, policë dhe civilë, me lidhje të dyshuara me qeverinë afgane,” sipas raportit të fundit nga Human Rights Ëatch.

Martesat e detyruara janë raportuar në të gjithë vendin, shkruan Le Figaro, duke raportuar dëshminë e një gazetari nga një provincë jugore afgane: “Ata urdhërojnë familjet të dorëzojnë një vajzë ose një grua të pamartuar, për t’ia dorëzuar një prej luftëtarëve të tyre. Dhe ata rekrutojnë të rinj ”.

Gratë janë kthyer në TV

Një tjetër situatë në Kabul. ToloNews, një nga mediat kryesore afgane, iu rikthye transmetimit me një grua në ekran.

Miraqa Popal postoi në Twitter një prezantuese femër duke intervistuar një anëtar të ekipit taleban drejtpërdrejt në studio. Gazetarja gjithashtu postoi veçmas një fotografi ku shihej një grua e veshur me hixhab, duke marrë pjesë në një takim të mëngjesit në redaksi.

Gratë kanë munguar dukshëm në të gjitha kanalet kryesore të lajmeve afgane që kur talebanët morën kontrollin mbi kryeqytetin Kabul të dielën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë