Ka ndodhur

E mërkura e zezë, 3 viktima nga aksidentet rrugore dhe dy të plagosur

Gazeta Si - Që në orët e para të mëngjesit këtë të mërkurë është shënuar një bilanc tragjik i viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore.

Në total janë regjistruar 5 aksidente me 3 viktima, mes tyre dhe një vajzë 25-vjeçare në Tiranë.

Aksidentet tragjike janë regjistruar dy në Tiranë, një në Fier, që u kanë marrë jetën 3 personave. Ndërsa dy aksidente me të lënduar u shënuan në Berat dhe në Vlorë.

Në zonën e Kombinatit, një shofer humbi kontrollin e mjetit dhe hyri në oborr, duke përplasur për vdekje një 25-vjeçare në shtëpinë e saj.

Viktima është identifikuar si Marjana Seitaj, e cila po qëndronte së bashku me familjarët e tjerë në oborr në momentin kur ndodhi aksidenti.

Në Mjull Bathore një makinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Identiteti i Viktimë ka mbetur 32-vjeçaei H.D., teksa paraprakisht dyshohet se atij i ka rënë infrakt.

Në Fier, makina ka përplasur për vdekje këmbësorin 75-vjeçar Hysen Rucaj 75 vjeç i cili humbi jetën në vend.

Në Vlorë makina ka përplasur motorin, ku drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital, teksa edhe në Berat, makina përplasi një 15-vjeçar që po udhëtonte me motor gjithashtu.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë vetë adoleshenti që mendohet se i ka prerë rrugën automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë