Ka ndodhur

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë, policia jep detajet

Dy aksidente të njëspasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së qendrës në Tiranë. Policia njofton se një makinë është përplasur me një motor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për pasojë është dëmtuar drejtues i motorit i cili është dërguar në spital.

Ndërkohë pranë 15-katëshit një tjetër aksident ka rezultuar me pasoja për një tjetër drejtues motori i cili është përplasur nga një automjet. Ai është po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 10.02.2021,  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A.  Si  pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë