Gazeta Si – Në një hark kohor prej rreth 2 orësh, në Lezhë, Lushnjë dhe Gjirokastër, janë regjistruar 3 aksidente, me 6 persona të plagosur.
Dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të marte në Ishull Lezhë, ku ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve, një burrë rreth të 70-ve.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet policore në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhen e rrethanave të këtij aksidenti.
Më herët, një aksident me dy të lënduar ndodhi në daljen veriore të qytetet të Lushnjës, ku dy automjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkollë. Për pasojë, dy automjetet kanë përfunduar në trotuar ku për fat të mirë këmbësorë nuk ka pasur.
Nga aksidenti, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit që shërbente si Taxi dhe udhëtarja. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe policisë, si dhe të ambulancës, janë nxjerrë nga mjeti të lënduarit të cilët më pas u dërguan në spital.
Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 09:45. Këtë herë, 2 makina u përplasën në Jorgucat të Gjirokastrës, në rrethana momentalisht të paqarta.
Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona, prej të cilëve një grua shtatzënë. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe nuk raportohet të jenë në rrezik për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.