Gazeta Si – Një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë në Kamëz. Policia thotë se ajo po ecte në rrugë bashkë me një 58-vjeçare, kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një i ri.
64-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të mara, ndërsa këmbësorja tjetër arriti të shpëtojë. Aksidenti u regjistrua pasditen e 30 nëntorit, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia.
“A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, – njoftoi policia.
Ndërkohë, një tjetër aksident u regjistrua nga në Bulevardin e Ri për në Paskuqan. Një 23-vjeçar, banues në Teksas, teksa qarkullonte me një ‘Ford’ u përplas me një ‘Audi’. Të dy drejtuesit dhe 2 pasagjerë mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.
-E. H., 23 vjeç, banues në Teksas, pasi në orën 22:00, në Bulevardin e Ri për në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, me pasagjere shtetasen A. N. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.