Gazeta Si - Dy aksidente tragjike janë shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës dhe Librazhd, ku kanë humbur jetën dy të rinj.
Në ish-kenetë të Durrësit, 22-vjeçari Denis Hoxha duke drejtuar një makinë me targa angleze, ka humbur kontrollin duke u përplasur me kamionin e parkuar në anë të rrugës.
Ndërsa në aksin nacional Librazhd-Prrenjas, furgoni që drejtohej nga 31-vjeçari Eugen Meka, u përplas me kamionin në lëvizje.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri. Shoferi i kamionit u shoqërua në polici ndërsa po hetohen shkaqet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.