Politike

Dy akse në fokus, Britania e Madhe mund të financojë në sistemin hekurudhor shqiptar

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, pritet të shpallë në Tiranë edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të parë mundësitë e alternativave për financimin e zhvillimit të sistemit hekurudhor në Shqipëri.

Paratë për këtë investim të mundshëm do të merren nga pako prej 4 miliardë paundësh që është caktuar për vendin tonë gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023.

Projektet që po shihen nga qeveria britanike janë hekurudha nga Porti i Durrësit drejt Prishtinës dhe hekurudha nga Rrogozhina drejt Vlorës. “Të dyja këto hekurudha do të përmirësojnë ndërlidhjen dhe mirëqenien rajonale”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

“Këto nisma novatore do të vazhdojnë të përforcojnë partneritetin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, si dhe do të mbështesin përpjekjet tona për të parandaluar mbërritjen e varkave nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe ndërtimin e të një të ardhmeje më të mirë për të dy vendet tona”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë