Mjedis

Durrësi, qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040

Nga Gazeta Si- Qytetet po bëhen më të nxehta, shumë më të nxehta, duke ulur produktivitetin dhe duke ndikuar tek shëndeti i njerëzve.

Frekuenca dhe intensiteti i nxehtësisë ekstreme janë rritur me shpejtësi që nga vitet 1990.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore thuhet se akoma më shumë shqetësuese është fakti se edhe intensiteti i ngjarjeve ekstreme të nxehtësisë është rritur, ndonëse më gradualisht.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin e madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon.

Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në Podgoricë, Shkodër, Tiranë, Prizren.

Numri i valëve të të nxehtit në botë pritet të rritet me 4% në krahasim me verën mesatare, por temperatura në vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7,5°C krahasuar me nivelet para-industriale.

Një fushatë për matjen e nxehtësisë, e zhvilluar në Gusht 2023, zbuloi ndryshime në temperaturat e ajrit afër tokës të përjetuara nga banorë të qyteteve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Vullnetarët e komunitetit lokal vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjetet e tyre dhe udhëtuan nëpër qytetet e tyre për të mbledhur mijëra matje të temperaturës, të cilat u përdorën për të krijuar hartat e ngrohjes.

Në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë kishte një ndryshim me 4-6°C nëpër lagje.

Temperaturat ishin më të larta në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara dhe me një numër më të ulët të pemëve.

Banka sugjeroi se qytetet duhet të ulin emetimet e tyre, jo vetëm sepse kjo është e mirë për planetin, por edhe sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet mjedisore dhe socio-ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë