Nga Gazeta Si- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në ‘Lagjen 17’, në Durrës, pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve, pasditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 31 vjeçar ka qëlluar një 70- vjeçar, i cili më pas është dërguar në spital.
Policia ka arrestuar 31 vjeçarin në flagrancë, ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr.17, një 31-vjeçar ka plagosur një të moshuar. Autori i dyshuar kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




